Hapësire reklamuese

Politikë

“Gomari shkrimtar”, Tritan Shehu i përgjigjet Gjekmarkajt: Si deputet nuk më duket shpresëdhënës, ndoshta një ditë…

Shkruar nga Newsbomb
“Gomari shkrimtar”, Tritan Shehu i përgjigjet Gjekmarkajt: Si

Ditën e djeshme deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ironizoi fitoren e Sali Berishës, i cili erdhi sërish në krye të Partisë Demokratike pas 9 vitesh. Ai shkruajti me ironi se “Amerika po mundet në të gjitha frontet”, ndërsa nuk la pa thumbuar edhe kolegun e tij Tritan Shehu, të cilin e cilësoi zgalem të epokës së re.

Ironisë së Gjekmarkajt i është përgjigjur në një postim në rrjetet sociale Tritan Shehu, i cili e krahason Gjekmarkajn me “gomarin shkrimtar”, një personazh në veprën e Jutta Peerson. Ai thotë se ndoshta duke shkruar të tilla bejte Gjekmarkaj mund të kuptojë realitetin e tij, teksa shton se si deputet nuk u duket shpresëdhënës.

Postimi i Tritan Shehut:

“Gomari shkrimtar”, nje inkurajim per „profesorin“ e vete shpallur Gjekmarkaj!

E inkurajoj te vazhdoj te shkruaj te tilla „bejte“, se ndoshta ndonje dite keshtu mund te kuptoje realitetin e tij, gje qe “Gomari shkrimtar” nuk e arriti kurre, ndersa si deputet nuk me duket shpresdhenes, jo vetem per mungesen e plote te etikes.

Ne lidhje me vendosjen e emrit tim te deformuar neper ato, desheroj t’i them se nuk me shqeteson aspak me ato zhurma “bresherie mitralozi” qe publikon edhe ne adresen time, njelloj si tingujt qe nxirte “Gomari shkrimtar”!

Perkundrazi me zbavisin shume, duke kuptuar deri ku mund te arrije pa aftesia dhe mendje ngushtesia per te shkruar e dikujt, qe kerkon te paraqitet si shkrues!

E gjithe kjo me kujton favolen “Gomari shkrimtar” te Jutta Person.

Pra e inkurajoj te vazhdoj te shkruaj, sa me shume te tilla “bejte”….

Vetem dicka, por kjo eshte ceshtje e tij….

Keshtu vecse ve gjthmone dhe me shume ne pah problemet qe qendrojne brenda tij, gje qe “Gomari shkrimtar” nuk arriti kurre t’i kuptonte.

Sidoqofte le te shpresojme se Agroni do tja arrije nje dite se paku kesaj!

Dhe per ta ndihmur po i bashkengjis favolen “Gomari shkrimtar!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll