Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘Golfi’ del nga rruga në aksin Fier-Vlorë, babë e bijë përfundojnë në kanal

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Një aksident ka ndodhur sot në aksin Fier-Vlorë, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Si pasojë është dëmtuar vajza e shoferit, 27 vjeçe, e cila ndodhet në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 12:56, në autostradën Fier-Vlorë pranë fabrikës së kripës, automjeti tip Golf me drejtues shtetasin F. Z ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal.

Si pasojë është dëmtuar vajza e drejtuesit, 27 vjeçe, e cila po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me akaidentin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll