Presidenti SHBA-së, Donald Trump ka marrë një 'goditje' nga qyteti i New York-ut.
Në New York është vendosur një billboard në Times Square ku përditësohen numrat e vdekjeve nga koronavirusi. ‘Trump Death Clock’, (ora e vdekjes së Trump) e ka quajtur Eugene Jarecki.
Eugene Jarecki është personi që ka krijuar këtë panel, i cili e krijoi dhe e instaloi atë në Times Square për të treguar se masat që mori qeveria ishin të vonuara dhe me mijëra amerkanë po humbin jetën nga koronavirusi.
Eksperti kryesor i SHBA për sëmundjet infektive, Dr. Anthony Fauci, ka pranuar se jetët mund të shpëtoheshin nëse qeveria do të kishte ndërhyrë më shpejt për të frenuar shpërthimin. Disa epidemiologë kanë vlerësuar se 60% e vdekjeve amerikane mund të ishin shmangur nëse 'Shtëpia e Bardhë' do të kishte vepruar vetëm një javë më parë.
Trump është kritikuar shpesh herë për mënyrën se si e ka menaxhuar pandemine e koronavirusit.
Kujtojmë që SHBA është vendi më i 'goditur' nga koronavirusi. Deri më tani 84,136 persona kanë humbur jetën, ndërsa 1,390,764 janë infektuar.