Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
Die
7 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Goditje e madhe për trafikun e drogës, 150 të arrestuar në Europë dhe SHBA

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Të paktën 150 persona janë arrestuar nga autoritetet europiane dhe të ShBA-së gjatë një operacioni të përbashkët kundër trafikantëve të drogës, armëve dhe mallrave të tjera të paligjshme në të ashtuquajturin darknet, raportuan mediat daneze duke ju referuar Europol-it.

Mësohet se gjatë operacionit u sekuestruan para dhe kriptomonedha me vlerë 26.7 milionë Euro dhe 234 kilogramë drogë.

“Ky operacion tregon se ne mund t’i kapim kriminelët edhe në dark web edhe nëse ata mendojnë se mund të fshihen diku, tashmë ata nuk mund të jetë të qetë se askush nuk do të trokasë në derën e tyre,” tha zv./drejtori ekzekutiv i Europol-it Jean-Philippe Lecouffe.

Europol nuk dha asnjë koment ndërsa priti që hollësitë e operacionit t’i lajmëronte zv./prokuroja e përgjithshme e ShBA-së Lisa Moncao nga selia e Departamentit të Drejtësisë. “Ne jemi këtu për të kapur ata që shesin pilula vrastare nëpër internet,” tha Monaco, raporton KlanNews.

Sipas mediave daneze janë arrestuar 65 shtetas amerikanë, së bashku me 47 gjermanë, 24 britanikë dhe disa danezë, francezë, zviceranë dhe bullgarë.

Operacioni u fokusua më shumë tek shitësit dhe blerësit në darknet më shumë sesa tek ata që i zotërojnë platformat.

Tregu i zi i internetit, i njohur ndryshe si darknet përbëhet nga dyqane virtuale të krijuara për të mos dalë gjatë kërkimit në motorët e zakonshëm. Këto dyqane virtuale janë shumë popullore për kriminelët, pasi zakonisht si blerësit ashtu edhe shitësit janë zakonisht të pa lokalizueshëm.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img