Hapësire reklamuese

Bota

Goditje e fortë ndaj Rusisë, Ukraina bombardon selinë e mercenarëve “Wagner” në lindje të vendit

Shkruar nga Newsbomb
Goditje e fortë ndaj Rusisë, Ukraina bombardon selinë e

Artileria e ushtrisë ukrainase ka bombarduar selinë e mercenarëve rusë “Wagner” në lindje të vendit.

Lajmin e bëri me dije guvernatori ukrainas i Luhanskut, Serhiy Hayday si dhe disa gazetarë pro-Kremlinit që raportojnë nga terreni.

Numri i viktimave nga ky sulm mbetet ende i paqartë, ndërsa fotografitë që tregojnë dëmin e shkaktuar në godinë janë postuar në kanalet e “Telegram”.

Grupi i “Wagner” është vendosur në Krime dhe në rajonin e Donbasit që në vitin 2014. Njësi të këtij grupi kanë qenë pjesë e luftërave në Siri, Libi, Mali dhe Republikën e Afrikës Qendrore.

Kremlini nuk e pranon ekzistencën e Wagner-it, por inteligjenca perëndimore e lidh grupin me Yevgeny Prigozhin, i mbiquajtur “kuzhinieri i Putinit”, sepse biznesi i tij i kateringut ka ndihmuar prej kohësh presidentin Vladimir Putin dhe forcat e armatosura.

Wagner njihet si PMC, kompani private ushtarake. Por ata janë mercenarë të sponsorizuar nga shteti që veprojnë në interes të Kremlinit, thonë ekspertët perëndimorë. Ata janë akuzuar për krime të përsëritura të luftës dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

Sondazh

Poll