Hapësire reklamuese

Politikë

“Goditja e SPAK për t’u përgëzuar” Alibeaj:  Nuk u arrestuan të gjithë personat, operacioni u dekonspirua nga pushtetarët e lidhur me bandat

Shkruar nga Newsbomb
“Goditja e SPAK për t’u përgëzuar”

Kreu i Grupit Parlametar, Enkelejd Alibeaj ka reaguar për operacionin e SPAK dhe Policisë së Shtetit, ku u arrestuan 18 persona.

Alibeaj tha se është një operacion që SPAK duhet përgëzuar, teksa tha se është një provë që tregon shqetësimet sistematike që ka ngritur PD ne lIdhje me me bandat dhe ndikimin e tyre në Elbasan, Tiranë e kudo.

Alibeaj thotë se policia nuk arriti të arrestonte të gjithë personi që iu ishte prerë mandati, pasi sipas tij operacioni u dekonspirua nga pushtetarët e lidhur me bandat.

Postimi i plotë i Alibeajt:

Operacioni i sotëm i SPAK është për t’u përgëzuar. Është ndër të tjera një provë më shumë, që vërteton zyrtarisht shqetësimet sistematike të Partisë Demokratike në lidhje me bandat dhe ndikimin e tyre në Elbasan, Tiranë e kudo.

Aksioni i sotëm tregon shumë mirë se si është operuar në zgjedhjet e vitit 2021 ku Elbasani dhe Tirana ishte qendra e operimit e grupeve kriminale që ndikuan në zgjedhjet e vitit të shkuar, siç provoi edhe qëndrimi i SHBA.

Të gjitha akuzat e rreshtuara nga shefi i SPAK kanë qenë të formuluara dhe ligjëruara publikisht nga Partia Demokratike vite më parë ndërsa përballej me bandat e Elbasanit, Tiranës dhe mbarë Shqipërisë.

Mirëpo ndonëse për vite me radhë drejtësia dhe policia kanë bërë veshin shurdhër edhe kësaj radhe fatkeqësisht policia nuk mundi të prangoste të gjithë personat për të cilët qe prerë një mandat arresti. Kjo për faktin banal se operacioni u dekonspirua kohë më parë nga pushtetarët e lidhur me bandat.

Prandaj sot nuk duhet të valëvisim flamurin e fitores përderisa nuk mund të kemi një të tillë derisa anëtarët e grupeve të strukturuara kriminale të jenë të arrestuar dhe dërguar përpara drejtësisë.

Nuk mund të shpallim fitore derisa të kemi një hetim të plotë të akuzave dhe kallëzimeve penale në lidhje me zgjedhjet dhe blerjen e votave nga këto grupe kriminale që janë denoncuar zyrtarisht nga Partia Demokratike.

Kështu që SPAK jo vetëm duhet mbështetur por edhe duhet nxitur të veprojë duke çuar më tej arrestimet, procedimet dhe gjithashtu konfiskimet ndaj këtyre grupeve të strukturuara kriminale dhe jo vetëm.

Ka ardhur koha që pandëshkueshmëria të sulmohet dhe shqiptarët të shohin drejtësinë në veprim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu