Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
1.5kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
31 °
Die
31 °
Hën
30 °
Mar
31 °
E premte, 19 Gusht, 2022
spot_img

Goditja 8 grupeve kriminale nga SPAK, Berisha e quan “bllof”: U arrestuan ushtarët, bosët e krimit ikën se i njoftoi Policia! Unë s’kam të dhëna

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha e quan “një bllof” dhe “disfatë” operacionin e SPAK dje për goditjen e 8 grupeve kriminale që vepronin në qarqe të ndryshme të vendit. Ai thotë se u arrestuan vetëm ushtarët, sepse bosët e krimit u larguan në drejtim të paditur.

“Një operacion që ishte disfatë dhe që u shpall sukses i madh. Në të cilën nga 32 urdhër-arresti, janë arrestuar 7-8 ushtarë kurse bosët që të gjithë u larguan pasi u njoftuan për drejtime të paditura. Pse them unë u njoftuan? Unë nuk kam të dhëna se morën mesazh, se dhe kjo nuk përjashtohet, se morën telefonata nga narkopolicia, apo prokuroria”, tha Berisha.

albsig

Më tej, ish-kryeministri hedh akuza për dekonspirim duke ju referuar një lajmi të disa ditëve më parë kur në media u raportua se Nuredin Dumani ishte bërë “i penduari i drejtësisë”. Sipas Berishës, ky ishte sinjal që personat që kishin punuar me të të largoheshin.

“Por një të dhënë e kanë të gjithë shqiptarët, disa ditë më parë u bë publike se Dumani, një vrasës serial është bërë i penduar. Nëse prokuroria dhe kushdo tjetër është i interesuar të gjejë dekonspirimin, ky është akti më madhor i dekonspirimit. Të gjithë ata që e dinin se kishin bërë porosi te Dumani, apo Dumani dinte aferat e zeza të tyre. Sigurisht lehtë e lehtë morën arratinë dhe u zhdukën”, shtoi ai.

Pjesë nga fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha:

Një operacion që ishte disfatë dhe që u shpall sukses i madh. Në të cilën nga 32 urdhër-arresti, janë arrestuar 7-8 ushtarë kurse bosët që të gjithë u larguan pasi u njoftuan për drejtime të paditura. Pse them unë u njoftuan? Unë nuk kam të dhëna se morën mesazh, se dhe kjo nuk përjashtohet, se morën telefonata nga narkopolicia, apo prokuroria.

Por një të dhënë e kanë të gjithë shqiptarët, disa ditë më parë u bë publike se Dumani, një vrasës serial është bërë i penduar. Nëse prokuroria dhe kushdo tjetër është i interesuar të gjejë dekonspirimin, ky është akti më madhor i dekonspirimit. Të gjithë ata që e dinin se kishin bërë porosi te Dumani, apo Dumani dinte aferat e zeza të tyre. Sigurisht lehtë e lehtë morën arratinë dhe u zhdukën.

Askush nuk mund të thotë dhe është absurde se kjo ishte e paqëllimshme. Ky njoftim ishte shumë i qëllimshëm sepse çdo bos, prapa çdo bosi qëndron një qeveritar. Qëndrojnë lidhjet direkte të Edi Ramës, lidhjet direkte të prokurorëve dhe policëve. Nuk ishte rastësi kjo që ndodhi. Kjo është ajo që doli dhe ju servir shqiptarëve si një sukses. Ai ishte një bllof. Unë mbështes çdo përpjekje për ndëshkimin e krimit, por dënoj çdo bashkëpunim me krimin, përfshi dhe Edi Ramin.

Çfarë e nxori Ramën dje të përsëriste fjalët e drejtori të SPAK dhe të Policisë? E detyruar lidhjet me bandat, asgjë tjetër. Në vend që si kryeministër të denonconte lajmin që u bë publik, nuk ka nevojë t’u çosh sms, apo ti marrësh me telefon pa kartë, mjafton lajmin që Dumani është penduar. Ajo që e përforcon është deklarata e kreut të SPAK se Dumani nuk është i penduar i drejtësisë. Unë këtë deklaratë e marrë për të vërtetë se ai nuk gënjen në këtë mënyrë.

Ai deklaroi se nuk është e vërtetë që Dumani është i penduari i drejtësisë.

Kur kreu i SPAK se thotë nuk ka rrjedhje, nuk ka dekonspirim, do të thotë që nuk ka hetim. Ai e di siç e dini dhe ju se qeveritarët qëndrojnë pas këtyre banditëve. Janë shumë të qarta këto.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img