Hapësire reklamuese

Aktualitet

Goditi zv.drejtorin e policisë me “Audi” të blinduar, flet për herë të parë biznesmeni i njohur

Shkruar nga Newsbomb

Ditën e djeshme policia e Elbasanit deklaroi se binzesmeni i njohur nga Elbasani, Petrit Çela është shpallur në kërkim, pasi akuzohej se ka përplasur me makinën e tij të blinduar automjetin e zv.drejtorit të policisë, gjatë një aksioni për sekuestrimin e makinave luksoze.

Ai flet për herë të parë lidhur me këtë ngjarje për News 24 dhe sqaron se është një lajm i rremë, shpallja e tij në kërkim.

“ Nuk isha i shpallur në kërkim, shkova në polici. Jam shoqëruar në polici për të dhënë shpjegime. Natën e incidentit tregu ishte i mbyllur. Policia kontrolloi dhe banesën time. Nuk kishin vendim gjykate për kontroll në treg. Policia sekuestroi audin dhe 5-6 mjete të tjera të punonjësve. Automjeti im u mor në parkingun e tregut edhe pse Audin tim nuk e përdor askush tjetër. Makina ime e blinduar është konform rregullave. Nuk di kush goditi makinën e policisë, unë isha në shtëpi”, u shpreh biznesmeni.

 Çela sqaroi edhe incidentin me rojen e biznesit të tij, i cili u procedua nga policia pasi nuk iu bind urdhrit të policisë për të hapur portën, pasi Audi sipas policisë u fut brenda ambionetit të biznesit.

 “ Roja i tregut nuk e hapi derën, më telefonoi mua”, mësohet të ketë thënë biznesmeni. 

Autori është Petrit Çela, biznesmen i njohur në Elbasan, pronari i Tregut Agro-Ushqimor në këtë qytet. 

Çfarë tha policia lidhur me incidentin me autor biznesmenin Çela:

"Në vijim të informacionit të dhënë gjatë ditës së djeshme për ngjarjen e ndodhur në Lagjen “Dyli Haxhire”, ku efektivat e policisë kishin  dalë me qëllim zbatimin e një plan Operacioni që ka për qëllim verifikimin e mjeteve luksoze apo të dyshuara të trafikuara, ku gjatë kontrollit  të   ushtruar në automjetin me targa  AA  040 OJ, mjet luksoz me një vlerë rreth  100.000 Euro, personit iu kërkua që të shoqërohej për verifikim  të  dokumentacionit.

Në momentin që mjeti po shoqërohej nga grupi  Shqiponjat dhe nga një Patrullë Policie, një mjet tip "Audi" vjen me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve  të policisë dhe godet mjetin e Policisë  me targa  MB 002 AA . Më pas mjeti që goditi  mjetin e Policisë u fut në Tregun Ushqimor.  Mjeti tip Audi dyshohet  se  është  i blinduar".

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu