Tirana
light rain
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
65 %
2.1kmh
20 %
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
25 °
Hën
28 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

Goditi operatorin dhe i theu telefonin gazetares së emisionit “Stop”, arrestohet 50-vjeçari në Fier

Lajme të ngjashëm

Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia pasi goditi operatorin e emisionit “Stop” si dhe i theu telefonin gazetares e cila po e merrte në pyetje.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “15 tetori” të qytetit të Fierit, në një zyrë noterie shtetasi I.Y kishte goditur operatorin e emisionit investigativ “Stop” dhe i kishte thyer celularin gazetares së këtij emisioni

Njoftimi i plotë i Policisë:

Goditi për shkak të detyrës, operatorin e një emisioni investigativ dhe i theu celularin gazetares, kapet dhe vihet në pranga 50-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, sapo kanë marrë njoftim se në lagjen “15 Tetori”, Fier, në një zyrë noterie, një shtetas kishte goditur operatorin e emisionit investigativ “Stop” dhe i kishte thyer celularin gazetares së këtij emisioni, menjëherë kanë organizuar punën duke identifikuar, kapur dhe shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Fier, shtetasin I. Y.. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin I. Y., 50 vjeç, banues në Fier, ish-bashkëshorti i noteres, shtetases A. H.

Më shumë