Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Goditi në kokë të moshuarën dhe i vodhi 1 milion lekë, arrestohet 27 vjeçari në Pukë

Shkruar nga Newsbomb
Goditi në kokë të moshuarën dhe i vodhi 1 milion lekë,

Një 27-vjeçar është arrestuar nga Policia e Pukës, pasi ishte shpalllu]r në kërkim për vjedhje me dhunë të një sasie parash në banesën e një të moshuare.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi V. N., 27 vjeç, i cili  më datë 20.08.2020, gjatë natës, në lagjen “Kishagji”, në fshatin Kqirë, Pukë, ka grabitur 100.000 lekë të rinj në banesën e një 80 vjeçareje, duke ku goditur këtë të fundit në kokë.

Njoftimi i Policisë:

Pukë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Harresa”.

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për vjedhjen me dhunë, të një sasie parash, në një banesë.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, në vijim të punës për kapjen e autorëve të ngjarjes së ndodhur më datë 20.08.2020, në fshatin Kqirë, Pukë, ku dyshohet se, në banesën e një shtetaseje të moshuar, u vodh me dhunë një shumë parash, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Harresa”.

Si rezultat i këtij operacioni u kap dhe u ndalua shtetasi V. N., 27 vjeç, banues në fshatin Naraç, Vau i Dejës, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, me vendimin e datës 09.07.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin M. N. (i shpallur në kërkim), më datë 20.08.2020, gjatë natës, në lagjen “Kishagji”, në fshatin Kqirë, Pukë, kanë hapur me forcë derën e banesës së shtetases M. N., 80 vjeçe, të cilën e kanë goditur dhe më pas kanë marrë shumën 100.000 lekë të rinj, në këtë banesë.

Vijon puna për kapjen e shtetasit M. N.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll