Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Goditi mësuesen me karrige se do e ngelte, arrestohet 16-vjeçari

Shkruar nga Newsbomb
Goditi mësuesen me karrige se do e ngelte, arrestohet 16-vjeçari

Policia ka arrestuar 16-vjeçarin i cili goditi me sende të forta mësusen në shkollën e mesme “ Hydajet Lezha”, në Lezhë.

Sipas njoftimi të uniformave blu mësohet se adoleshenti me ininciale G.P, është arrestuar nga policia dhe akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

Nga të dhënat paraprake mësohet se nxënësi është revoltuar pasi mësuesja i ka thënë se nuk merr notë kaluese në matematikë.

“Për eshtrat e babit tënd e timit nuk kam për të kaluar”, mësohet ti ketë thënë mësuesja nxënësit, gjë e cila ka sjellë dhe revoltimin e këtij të fundit.

“Në vijim të informacionit të dhënë paraditen e sotme, sipas të cilit në ambientet e gjimnazit “Hydajet Lezha”, një 16-vjeçar kishte goditur me send të fortë (karrige), mësuesen M. P., ju informojmë se:

Në praninë e psikologut, prindit dhe mbrojtësit ligjor, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, bënë arrestimin e shtetasit G. P., 16 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi në shkollën e mesme “ Hydajet Lezha”, në Lezhë ku nxënësi 16 vjeçar goditi me karrige mësuesen. Ajo ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve pasi ka marrë disa fraktura në krah.

Sakaq, mësuesit e tjerë të kësaj shkolle kanë bojkotuar mësimin për ditën e sotme, në shenjë proteste për ngjarjen e trupshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed