Hapësire reklamuese

Aktualitet

Goditi me thikë një person dhe i dëmtoi makinën, arrestohet 53-vjeçari në Berat

Shkruar nga Newsbomb
Goditi me thikë një person dhe i dëmtoi makinën, arrestohet

Një 53-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Beratit, pasi akuzohet se ka goditur me thikë një person pas një konflikti për motive të dobëta.

Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A.Ç., 53 vjeç, banues në lagjen “Çlirim”, i cili ka plagosur me thikë shtetasin me iniciale A.B., 50 vjeç, banues në Berat, si dhe i ka dëmtuar mjetin.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi i shtetasit A.Ç., 53 vjeç, banues në lagjen “Çlirim”, Berat, pasi në vendin e quajtur Ish-karburanti i shtetit, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës në dorë si dhe ka dëmtuar mjetin e shtetasit A.B., 50 vjeç, banues në Berat.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë Berat.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu