Hapësire reklamuese

Aktualitet

Goditi me thikë fqinjin se dyshonte se i ngacmoi gruan, arrestohet 59 vjeçari në Vlorë

Shkruar nga Newsbomb
Goditi me thikë fqinjin se dyshonte se i ngacmoi gruan, arrestohet 59

Pilo Sevi është arrestuar nga Policia pasi dje sulmoi me thikë fqinjin e tij Ferdinant Petriti, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. 59-vjeçari akuzohet për veprën peanle “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në lagjen “Pavarësia”, ku Sevi gjatë një debati për motive të dobëta goditi me thikë 57 vjeçarin. Dyshohet se konflikti mes dy fqinjëve nisi pas dyshimeve të 59-vjeçarit se Petriti i kishte ngacmuar gruan.

Njoftimi i plotë i Policisë Vlorë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, shtetasin P. S., 59 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në lagjen “Pavarësia”, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin F. P., 57 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll