Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Goditi me sende të forta bashkëfshatarin, Gjykata lë në burg ish-drejtorin e OSHEE-së në Mirditë

Shkruar nga Newsbomb
Goditi me sende të forta bashkëfshatarin, Gjykata lë në burg

Altin Nikolli, ish-drejtori i OSHEE në zonën e Mirditës, është lënë në burg nga Gjykata. Ai u arrestua dy ditë më parë, pasi kishte goditur me sende të forta bashkëfshatarin e tij, duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Ndaj Nikollit ishte dhënë masa e sigurisë "Arrest me burg", masë e cila është lënë përsëri në fuqi nga togat e zeza. Ish-drejtori i OSHEE akuzohet për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje" dhe rrezikon dënim përfundimtar me burg.

Seanca e sotme në Gjykatë është mbajtur me dyer të mbyllura. Ajo që e rëndon më tepër pozitën e tij në gjyq është fakti se, Altin Nikolli pasi ka qëlluar me sende të forta bashkëfshatarin e tij, e ka lënë të plagosur rëndë dhe është larguar.

Pas veprimeve hetimore dhe provave të mbledhura, është provuar se ish-drejtori i OSHEE ishte autor i plagosjes dhe për pasojë ndaj tij është lëshuar urdhër ndalimi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll