Hapësire reklamuese

Aktualitet

Goditi me grusht Sali Berishën, HAKERAT IRANIANË reagojnë për Gert Shehun: Na del në disa databaza të...

Shkruar nga Newsbomb

Hakerat iranianë kanë reaguar lidhur me autorin e sulmit fizik ndaj Sali Berishës, 31-vjeçarin Gert Shehu.

Hakerat kanë rishpërndarë në rrjetin social Telegram një fotografi të kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores amerikane Yuri Kim, bashkangjitur me një mesazh.

“Për shkak të kërkesë së lartë “Gert Shehu” shfaqet në disa databaza të Policisë. Të gjitha lojëra të politikanëve të korruptuar! Do vijojmë të publikojmë dosje çdo ditë”, shkruajnë hakerat.

Postimi i hakerave iranianë Postimi i hakerave iranianë

Është interesante se si hakerat janë në korent të zhvillimeve që ndodhin në kohë reale në Shqipëri, dhe mesa duket e shfrytëzojnë këtë mundësi për të “trazuar ujërat”, ndërsa mbetet e paqartë se kush është interesuar te ta për të patur informacion për autorin e sulmit ndaj Berishës.

Kujtojmë se vetë Berisha hodhi akuza tepër të rënda ndaj qeverisë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama si ideator të sulmit ndaj tij. Berisha tha se Gert Shehu ishte agjent i Policisë Kriminale, çka në fakt u hodh poshtë nga e ëma 31-vjeçarit, e cila deklaroi se djali i saj vuan nga probleme mendore.

Berisha gjithashtu tha se skenari i Ramës ishte i përgatitur të akuzonte “myslimanët” për sulm ndaj “Samitit të krishterë të BE-së” në Tiranë, kjo pasi në media doli se 31-vjeçari që e qëlloi me grusht falej në xhami.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll