Hapësire reklamuese

Aktualitet

Goditi me grusht Sali Berishën, Gjykata e Apelit lë në burg Gert Shehun

Shkruar nga Newsbomb
Goditi me grusht Sali Berishën, Gjykata e Apelit lë në burg Gert

Gjykata e Apelit ka lënë në burg 31-vjeçarin Gert Shehu, i cili më 6 dhjetor goditi me grusht kreun e PD-së, Sali Berishën.

Ishte prokurorja Afërdita Ndoj e cila kërkoi masën “arrest me burg” për 31-vjeçarin duke rrëzuar kështu kërkesën e avokatit të Shehu, Ervis Lila, i cili kërkoi masë më të butë sigurie për klientin e tij.

Ndërkohë, ditën e sotme në seancë i pranishëm ishte edhe Gert Shehu i cili gjatë seancës para trupës gjykuese u shpreh: Dua të iki në shtëpi sepse jam djal i vetëm dhe duhet të marr ilaçe që tëm jekohem.

Avokati i Shehut kërkoi masën “arrest shtëpie” ose shtrim të detyrueshëm në spital për shkak të gjendjes fizike dhe mendore të Shehut.

Avokati u shpreh se janë duke mbledhur dokumenta për gjendjen shëndetësore mendore të 31-vjeçarit.

Gert Shehu akuzohet për goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje.  Gjatë marrjes në pyetje në ambientet e Spitalit të Traumës, Shehu nuk ka shfaqur pendesë për goditjen ndaj Berishës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu