Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
28 %
2.6kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Goditi me grusht kryetarin e degës së Postës Skrapar, arrestohet 34-vjeçari, procedohen dy bashkëpunëtorët

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 34 vjeçar nga Skrapari është arrestuar ditën e sotme nga Policia, pasi akuzohet se goditi me grushte për shkak të detyrës, kryetarin e degës së postës Skrapar. 

Ndërkohë u proceduan në gjendje të lirë shtetasit me iniciale: B. T., 31 vjeç dhe M. K., 28 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte kryetarin e degës së postës Skrapar, shtetasin K. K., 33 vjeç, banues në Çorovodë, duke i shkaktuar dëmtime në trup.

Njoftimi i Policisë:

Goditën me grushte, për shkak të detyrës, kryetarin e degës së postës Skrapar, arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T.H. (K.), 34 vjeç, si dhe u referuan materialet hetimore në Prokurori dhe po procedohen në gjendje të lirë shtetasit B. T., 31 vjeç dhe M. K., 28 vjeç, të tre banues në Çorovodë.

Këta shtetas, në qendër të qytetit të Çorovodës, kanë goditur me grushte, për shkak të detyrës, kryetarin e degës së postës Skrapar, shtetasin K. K., 33 vjeç, banues në Çorovodë, duke i shkaktuar dëmtime në trup.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img