Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
3.1kmh
75 %
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

Goditi fqinjin me mjete të forta në kokë, arrestohet 33-vjeçari, një tjetër i ri prangoset për ‘ndërtim pa leje’ (DETAJE)

spot_img

Lajme të ngjashëm

49a7e5ae188fec624bec0183f007b781

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Fierit, për dy vepra të ndryshme penale. Një i ri 23 vjeç është arrestuar pasi në plazhin e Darzezës, u kap duke ndërtuar në pronë shtetërore një objekt me materiale druri (lokal) pa leje.

 

Gjithashtu u ndalua një 33-vjeçar, pasi në datë 08.05.2020, në lagjen “8 Shkurti”, për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta shtetasin I.Gj duke i shkaktuar dëmtime në kokë.

Njoftimi i policisë

Policia ndalon 2 shtetas për “Ndërtim pa leje” dhe për “Plagosje të rëndë me dashje”.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin V.T., 23 vjeç, banues në Darzezë, Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në plazhin e Darzezës, u kap duke ndërtuar në pronë shtetërore një objekt me materiale druri (lokal) pa leje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Ndërtim pa leje”.

Gjithashtu specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin S.K., 33 vjeç, banues në Fier. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në datë 08.05.2020, në lagjen “8 Shkurti”, për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta shtetasin I.Gj duke i shkaktuar dëmtime në kokë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img