Hapësire reklamuese

Aktualitet

Goditi efektivët e policisë, arrestohet “i forti” në Sarandë

Shkruar nga Newsbomb
Goditi efektivët e policisë, arrestohet “i forti” në

Një 30 vjeçar është arrestuar nga Policia e Sarandës, pasi i ishte caktuar masa e sigurisë “arrest  me burg”.  I riu akuzohet se ka kundërshtuar dhe ka goditur efektivët e policisë  për shkak të detyrës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. K., 30 vjeç, banues në Sarandë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale:

“Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”-  njofton Policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese