Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Goditi deputetin e PS në Kuvend, ja dënimi që rrezikon Bledion Nallbati

Shkruar nga Newsbomb
Goditi deputetin e PS në Kuvend, ja dënimi që rrezikon Bledion

Partia Socialiste ka kallëzuar penalisht në SPAK deputetin demokrat Bledjon Nallbati, pas episodit që ndodhi tre ditë më parë në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, ku ky i fundit sulmoi fizikisht kolegun socialist Vullnet Sinaj.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi ka njoftuar kallëzimin penal dhe thotë se socialistët nuk do të tolerojnë asnjë akt dhune, duke ftuar organet ligjzbatuese të bëjnë punën e tyre dhe t’i shkojnë deri në fund ngjarjes së 30 tetorit.

Mirëpo me sa vite burg mund të dënohet Nallbati për veprimin e tij ndaj kolegut socialist.

Sipas nenit 237 i Kodit Penal kushdo që godet ushtron vepra të tjera dhune ndaj një punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik dënohet me gjobë ose deri në 3 vite burg.

“Goditjet ose vepra të tjera dhune që i bëhen punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore apo të shërbimit, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”, shkuhet në nenin 237 të Kodit Penal.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese