Tirana
few clouds
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
60 %
2.6kmh
20 %
Mër
18 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Goditi Bashën me grusht? Flet Flamur Noka: Partia po lëngonte nga 25 Prilli, i thashë se me këtë vendim e vrave…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Flamur Noka ka qenë një nga deputetët e parë që ka kundërshtuar vendimin e Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së.

Pas vendimit të Bashës, Grupi Parlamentar demokrat u mblodh në selinë blu, ndërkohë që në media qarkulloi lajmi se Flamur Noka u përplas fizikisht me kryedemokratin Basha. AI ka moshuar gjithçka ditën e sotme në një intervistë për Abc News, ku u shpreh se Bashës vetëm i kishte thënë që me vendimin e tij kishte vrarë partinë.

“Mediat e qeverisë për të banalizuar debatin e brendshëm u munduan ta kanalizojnë kështu. Ka qenë një debat konstruktiv, edhe terma miqësor, por këto që po them janë thënë, sepse po përçahet partia. Partia po lëngonte nga 25 Prilli, dyfish nga shpallja “non grata” e Berishës dhe i kam thënë se me këtë vendim e vrave partinë” tha ai.

Noka u shpreh se do të ndërmerren hapat e nevojshëm për të sjkuar drejt Referendumit, të cilin Basha e hoqi nga statute i PD-së.

“Ne kërkojmë referendum pa diskutim. Nuk dua ti hyj që referendumi ka qenë një pikë dhe është hequr nga statuti, nuk dua t’i hyj që është e paramenduar. Mekanizmat janë; e para ne kërkojmë referendum, por si do të arrihet? Do të mblidhet Kuvendi kombëtar do të bëjë ndryshimin në statut, për të sanksionuar referendumin. Dhe sovrani është ai që vendos. Kuvendin do ta thërrasë ¼ e anëtarësisë”, u shpreh Noka.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img