Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
4.1kmh
0 %
Die
28 °
Hën
33 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Goditi 53 vjeçarin në Durrës pas sherrit, burri vdiq te Trauma, Policia arreston pas një jave autorin 37 vjeçar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 37 vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi, një javë më parë pas një sherri për motive të dobëta ka goditur një 53 vjeçar. Ky i fundit është rrëzuar në tokë dhe ka marrë dëmtime, të cilave nuk ka mundur t’u mbijetojë.

Konkretisht, më datë 23.05.2021, në lagjen Nr.13, Plazh, Durrës dyshohet se për motive të dobëta ka goditur shtetasin Z.K.,53 vjeç,  banues në Durrës, i cili është rrëzuar në tokë duke i shkaktuar dëmtime. Pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal Durrës është transferuar për mjekim të specializuar në Spitalin e  Traumës Tiranë, dhe më datë 27.05.2021 ka ndërruar jetë.

Njoftimi i Policisë Durrës:

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës pas një pune hetimore disa ditore kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e  shtetasit M.A., 37 vjeç, i cili dyshohet se ka goditur një shtetas, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Konkretisht, më datë 23.05.2021, në lagjen Nr.13, Plazh, Durrës dyshohet se për motive të dobëta ka goditur shtetasin Z.K.,53 vjeç,  banues në Durrës, i cili është rrëzuar në tokë duke i shkaktuar dëmtime, ku pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal Durrës është transferuar për mjekim të specializuar në Spitalin e  Traumës Tiranë ku më datë 27.05.2021 ka ndërruar jetë.

Policia e Durrësit menjëherë sapo ka marrë dijeni për ngjarjen, ka kryer të gjitha veprimet procedurale sipas dispozitave ligjore, duke pyetur edhe familjarët e personit të dëmtuar, të cilët nuk kanë pasur asnjë  pretendim.

Grupi hetimor vijoi hetime më të thelluara duke bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arrestimin ditën  e djeshme të autorit të dyshuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img