Tirana
few clouds
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
33 %
4.1kmh
20 %
Sht
32 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
41 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Goditet “shtëpia e barit” në Shijak, Policia nuk kap dot pronarët, i shpall në kërkim dhe arreston dy elektriçistët (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Tre persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit, pas një operacioni antidrogë ku është goditur një “shtëpi bari” në zonën e Shijakut. Në kërkim janë shpallur dy pronarët e shtëpisë dhe një elektriçistë, ndërsa dy të tjerë janë prangosur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, bënë shpalljen në kërkim për veprat penale “Kultivim të bimëve narlotike”, “Shpërdorim detyre” dhe “Vjedhje të energjisë elektrike”, të  shtetasëve:

– Valter Greca, 32 vjeç dhe Andi Dashi (G)., 27 vjeç, të dy banues në Hardhishtë, Shijak.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi Idajet Greca, 40 vjeç, banues në Hardhishtë, Shijak, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së, pasi dyshohet se është bashkautor në kultivimin e bimëve narkotike.

Shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit Andi Greca(G)., në fshatin Hardhishtë, dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përshtatur banesën me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike, dhe kanë ndërhyrë në matësin e energjisë elektrike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bimë të lëndës narkotike canabis sativa dhe paisjeve që shërbenin për kultivimin e tyre.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasit E. S., 39 vjeç dhe Xh. I., 25 vjeç, banues në Shetel dhe Romanat, me detyrë faturist dhe elektiçist pranë OSHEE-së.

Të dy këta shtetas, në kundërshtim me ligjin nuk kanë përmbushur detyrën (duke mos kontrrolluar linjën elektrike, si dhe matësin e energjisë elektrike). Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Më shumë

spot_img
spot_img