Hapësire reklamuese

Bota

GODITET SHBA-ja, stuhia Alberto kalon pritshmëritë

Shkruar nga Newsbomb

Një stuhi e fuqishme pritet të godasë SHBA-në ditët në vijim, pas reshjeve të dendura të shiut dhe erërave të forta që banorët e ishujve Karaibe kanë përjetuar orët e fundit.

Sipas mediave të huaja, stuhia subtropikale Alberto ka goditur fillimisht një pjesë të Meksikës, Kubës dhe Floridas, ndërsa pritet që ajo të ngjitet lart ditën e shtunë në territor me intensitet më të lartë.

Sakaq meteorologët kanë paralajmëruar evakuimin e banorëve të zonave të prekura, sepse sipas tyre stuhia po kalon çdo parashikim duke rrezikuar të kthehet në një uragan të frikshëm.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.