Tirana
broken clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
3.6kmh
75 %
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
15 °
Mar
12 °
Mër
12 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

Goditet rrjeti i shpërndarësve të kokainës në Livorno, dënohen 5 të rinj shqiptarë (EMRAT)

Lajme të ngjashëm

Pesë shqiptarë janë dënuar nga gjykata në Itali, pas një hetimi të gjatë që zbiloi se ishin pjesë e një grupi kriminal që merrej me shpërndarjen e kokainës në qytetin e Livornos.

Tre prej shqiptarëve 26-vjeçari Ani Agasi, 23-vjeçari Endri Dama dhe Albi Dama, ishin arrestuar në vitin 2020 teksa po qarkullonin në qytetin italian me një makinë BMË Seria 1. Atyre iu gjet një sasi prej 84 gram kokainë në masën 40% e pastër. Sipas prokurorëve plot 271 doza do të ishin shpërndarë nga sasia e drogës.

Ndërsa 150 shitje të kokainës janë dokumentuar tashmë nga akuza. Prokurorët italianë thonë se klientët ishin njerëz të thjeshtë deri te persona të rëndësishëm në profesion si inxhinierë.

Endri Dama dhe Ani Agasi do të binin në prangat e policisë po në qershor të 2020-ës kur u kapën me mbi 1 kilogram kokainë dhe armë zjarri. Gjykata sot dha katër vite heqje lirie për të dy si dhe dënimin me gjobë 26,000 euro për Agasin dhe 24,000 për Damën.

Dy shqiptarët e tjerë që ishin pjesë e këtij grupi, 26-vjeçari Brendon Balla dhe 29-vjeçari Ermin Kallmacaku kanë pranuar fajësinë. Gjykata vendosi t’i dënojë me tre vite e dy muaj burg.

Pjesë e këtij grupi ishte edhe një italian si dhe një shtetas tjetër i huaj, të dënuar tashmë nga gjykata.

Më shumë