Hapësire reklamuese

Aktualitet

Goditet një "shtëpi bari" në Lezhë, Policia nxjerr pamjet dhe arreston autorin

Shkruar nga Newsbomb
Goditet një "shtëpi bari" në Lezhë, Policia nxjerr

Një "shtëpi bari" është zbuluar nga Policia në Lezhë dhe një person është arrestuar si autor i dyshuar. Efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar 230 fidanë të dyshuar narkotikë, të cilët shtetasi A. S. i kishte kultivuar në kubikë në afërsi të banesës së tij.

Ndërkohë, "shtëpinë e barit" ky shtetas e kishte ngritur në ambientet e shtëpisë së një të afërmi të tij, i cili ja kishte lënë në ruajtje. I arrestuari akuzohet për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës intensive për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të hapura e të mbyllura, si dhe në vijim të operacionit policor të koduar "Blinisht", kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Blinisht 2" .

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e një të afërmi të shtetasit A.S., të cilën ky i fundit e kishte në ruajtje, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhjetëra fara të dyshuara narkotike kanabis, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, 28 llamba elektrike dhe pajisje të ndryshme që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.  

Gjatë operacionit “Blinisht”, që u zhvillua ditën e djeshme, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 230 fidanë të dyshuar narkotikë, të cilët shtetasi A. S. i kishte kultivuar në kubikë, në afërsi të banesës së tij. 

Materialet procedurale hetimore iu referuan shtesë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po në ngarkim të shtetasit të arrestuar A.S., për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", njofton Policia e Lezhës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese