Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
93 %
1kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
17 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

GODITET MAFIA e basteve ONLINE, arrestohen 68 persona (Mbi 4.5 miliardë PASURI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Goditet mafia e basteve online në Itali.

Tre hetime të ndryshme të prokurorisë së Barit, Reggio Calabria dhe Catania, koordinuar nga anti-mafia dhe anti-terrorizmi çuan në arrestimin e 68 personave dhe konfiskimin e mallrave në Itali dhe jashtë vendit.

Në total vlera e basteve online, përfshirë llotot sportive, të zbuluara nga hetuesit e Guardia di Finanza, Policia dhe Karabinierët, është mbi 4.5 miliardë.

Të arrestuarit akuzohen për transferta mashtruese të aseteve dhe mbledhjen e paligjshme të taksave të basteve online përmes mashtrimit.

Hetimet treguan se grupet kriminale kishin ndarë dhe kontrolluar, në mënyrë mafioze, tregun e online përmes platformave të ndryshme të menaxhuara nga të njëjtat organizata.

Paratë e grumbulluara në mënyrë të paligjshme, rruga e të cilave është monitoruar nga Guardia di Finanza, investoheshin më pas në asete e pasuri të paluajtsëhme jashtë vendit.

Dhe për të gjurmuar pasuritë e akumuluara dhe konfiskimin e tyre ishte e domosdoshme bashkëpunimi i Eurojust dhe autoriteteve gjyqësore në Austri, Zvicër, Mbretërinë e Bashkuar, Ishulli i Njeriut, Holandë, Curacao, Serbia, Shqipëria, Spanja dhe Malta, bëjnë me dije mediet italiane.

 PËRGJIMET:

Në përgjime, një i dyshuar thotë se mafia e re ka nevojë për “ata që klikojnë , që qarkullojnë” të paratë lehtësisht nga një vend në tjetrin pa lënë gjurmë të transaksioneve online, jo për ata që bëjnë  “bam bam”, pra të atyre që qëllojnë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img