Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
37 %
0.5kmh
0 %
Enj
18 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Goditet linja e trafikut të kokainës nga Buenos Aires, organizohej nga Ndrangheta në bashkëpunim me shqiptarë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e0533571657d80404a56b05827c6a99b

Tre persona të dyshuar si anëtarë të organizatës mafioze Ndrangheta kanë rënë në prangat e policisë argjentinase në kuadër të një aksioni të madh antidrogë që u shtri edhe në Itali e Shqipëri.

Tre italianët të arrestuar në qytezën Canuelas të Buenos Aires, dyshohet se janë pjesë e rrjetit të gjerë të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Amerika Latine dejt Europës.

Të arrestuarit në Argjentinë si pjesë e kësaj organizate janë Giovanni Di Prieto, alias Maximo Pertini, Fabio Ponpetti dhe Ferdinango Sarago.

Ata dyshohet se janë pjesë e organizatës mafioze Ndrangheta që organizonte trafikun e kokainës nga vende të ndryshme të Amerikës Latine drejt Europës. Goditja e këtij rrjeti ka nisur ditët e fundit në Itali dhe Shqipëri. Sipas mediave argjentinase, në total janë lëshuar 45 urdhër arreste ndërkombëtare, raporton newsbomb.al.

Dy ditë më parë karabinierët arrestuan 14 persona në Itali, ndërsa në Shqipëri u vunë në pranga Elison Hysenbelli 40 vjeç dhe Jurgen Duka (Mëziri), 28 vjeç, ndonëse është e paqartë nëse bëhet fjalë për të njëjtin aksion.

Lexo edhe: Policia jep DETAJE nga operacioni i madh antidrogë, në pranga 16 anëtarë të grupit kriminal, 14 në Itali dhe 2 në Shqipëri (EMRAT-E PLOTË)

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img