Tirana
light rain
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
65 %
2.1kmh
20 %
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
25 °
Hën
28 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

Goditet klani ballkanik i drogës, kapen 400 kilogramë kokainë në Uruguaj, Prokuroria PARALAJMËRON: Do të ketë arrestime të tjera

Lajme të ngjashëm

Policia uruguaiane në kuadër të operacionit të quajtur “Virtus” ka arritur të sekuestrojë mbi 400 kilogramë kokainë si dhe t’i hedhë pranagat edhe dy shtetasve malazezë.

Sipas mediave vendase mësohet se droga vinte nga Bolivia dhe kishte si destinacion Evropën.

Operacioni përfshinte bastisje në Montevideo, San Jose dhe Rio Negro, ndërkohë në këtë organizatë janë përfshirë 18 persona të nacionaliteteve të ndryshme, ndërsa aktualisht janë arrestuar 15 prej tyre ku shumica e të cilëve janë të huaj.

Burime për mediat vendase konfirmojnë se mes 15 të arrestuarve janë edhe dy shtetas malazezë, të cilët dyshohet se janë anëtarë të një klani ballkanik.

“Klani ballkanik është një rrjet i madh i krimit të organizuar që vepron në Evropë, i përbërë nga shtetas të Serbisë, Malit të Zi dhe Kroacisë”, thuhet në tekst.

Gjithashtu, autoritetet, përfshirë Drejtorinë e Përgjithshme për Ndalimin e Trafikut të Drogës, sekuestruan katër automjete.

“Megjithatë hetimet vazhdojnë dhe në orët në vijim mund të ketë arrestime dhe sekuestrime të tjera. Hetimi pesëmujor drejtohet nga prokurorja e narkotikëve Monica Ferrero, sipas Prokurorisë, ku shtuan se bëhet fjalë për një “organizatë të rëndësishme. “, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se në raportin e vitit 2022 për Malin e Zi, Komisioni Evropian ka shënuar rritje të rasteve kur shtetas malazezë janë arrestuar për kontrabandë droge, veçanërisht kokainë, jashtë vendit.

Një raport i fundit nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) deklaroi se kriminelët nga Mali i Zi morën pjesë në kontrabandën ndërkombëtare të më shumë se 30 tonëve kokainë, të cilat u kapën nga policia në mbarë botën nga viti 2017 deri në vitin 2021.

Më shumë