Hapësire reklamuese

Bota

Goditet grupi kriminal që trafikon drogë në Ekuador, “koka” e organizatës shqiptari

Shkruar nga Newsbomb
Goditet grupi kriminal që trafikon drogë në Ekuador,

Një megaoperacion është zhvilluar në Ekuador në një bashkëpunim të policisë vendase dhe Policisë së Spanjës.

Si pjesë e këtij aksioni janë kryer 57 bastisje në të dy vendet që çuan në arrestimin e 30 personave që ishin pjesë e një strukture kriminale për trafik droge midis Ekuadorit dhe Evropës dhe për pastrim parash.

Bëhet me dijhe se “koka” që drejton grupin e trafikimit të drogës është shqiptari Dritan Gjika. Gjika prej vitesh jeton në Ekuador dhe njihet për lidhjet që ka  pasur me Ruben Cherres, mik i kunatit të ish-presidentit të Ekuadorit, Guillermo Lasso. Edhe pse "koka" e grupit, shqiptari ende vijon të jetë në arrati.

Nga operacioni kanë rënë në pranga 30 persona, 12 u kapën në Spanjë dhe kanë kombësi ekuadoriane, spanjolle, argjentinase, kolumbiane dhe kineze. Policia e Ekuadorit njoftoi se gjatë hetimeve është arritur sekuestrimi i 2377 kilogramë drogë , 450 mijë euro, 10 armë zjarri, 25 automjete, 22 mjete dhe 27 celularë.

Policia ekuadoriane thotë se grupi kriminal bënte porosi për kokainë nga laboratorët e prodhimit të kokainës në Kolumbi dhe koordinonte shitjen në Evropë. Droga mbërriti nga Kolumbia në Ekuador, ku transportohej më pas nëpërmjet kontejnerëve me banane për t'u dërguar në Belgjikë, Holandë, Turqi dhe Shqipëri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese