Hapësire reklamuese

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Elbasan, në pranga 3 persona, sekuestrohen drogë, armë e fishekë (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Goditet grupi kriminal në Elbasan, në pranga 3 persona, sekuestrohen

Policia ka goditur një grup kriminal në Elbasan i cili merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Hetimi kishte nisur prej 5 muajsh, deri sa policia arriti të vejë në pranga 3 persona.

Personat e vënë në pranga gjatë operacionit "Bulevardi", në Elbasan janë Gëzim Mama 34-vjeç, Hekuran Halili 55 vjeç  dhe Simon Stefa 54 vjeç.

Në banesën e 54-vjeçarit janë sekuestruar dy armë zjarri pistoletë, një sasi fishkësh dhe një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza.

Nga hetimet e kryera është dokumentuar me prova ligjore veprimtaria kriminale e këtyre shtetasve, të cilët merreshin me shpërndarjen e kokainës në qytetin e Elbasanit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vihen në pranga 3 shtetas.

Sekuestrohen 2 armë zjarri, municion luftarak, lëndë narkotike kokainë dhe 4 aparate celular.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, pas informacioneve të grumbulluara gjatë hetimit 5-mujor, në bashkëpunim me Prokurorinë, bazuar në provat e siguruara, në bashkëpunim me FNSH dhe Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, organizoi dhe finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Bulevardi”, në kuadër të të cilit u godit një grup që ushtronte veprimtari kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta, kryesisht kokainë, në qytetin e Elbasanit.

Gjatë operacionit u vunë në pranga shtetasit:

G. M., 34 vjeç, H. H., 44 vjeç dhe S. S., 54 vjeç, të tre banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. S. u gjetën dhe sekuestruan dy armë zjarri pistoletë, një sasi fishkësh dhe një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza.

Nga hetimet e kryera është dokumentuar me prova ligjore veprimtaria kriminale e këtyre shtetasve, të cilët merreshin me shpërndarjen e kokainës në qytetin e Elbasanit.

Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në bashkëpunim dhe në ngarkim të shtetasit S. S., edhe për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll