Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
35 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Goditet grupi kriminal, dërgonin njerëz me dokumenta të falsifikuara në BE

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një grup i strukturar kriminal është goditur sot nga Sektori për Trafikun e Paligjshëm në qytetet e Tiranës dhe Shkodrës, ku në prangat e policisë kanë rënë pesë shtetas. Pas një hetimi disa mujor, Policia ka mundur të shkatërrojë këtë grup falë finalizimit me sukses të operacionit të koduar “Emigracioni i Paligjshëm”.

Si rezultat i operacionit  janë arrestuar në flagrancë shtetasit e mëposhtëm, për kryerjen e veprave penale të “Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin dërgonin persona të interesuar drejt vendeve të Bashkimit Europian, SHBA-së dhe Kandasë me pasaporta të falsifikuara.

Personat e arrestuar:

• Bajram .M. XHAJA, 58 vjeç, banues në Tiranë.

• Kujtim .A. EMIRI, 59 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë ne vitin 2008, për veprën penale të falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave si dhe prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve.

• Xhelil .Sh. ALLA, 43 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë.

• Sofije . M. PEPAJ, 50 vjeç, lindur dhe banuese në Shkodër.

• Mihal .V. Gjoka, 56 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu gjatë këtij operacioni janë zbuluar dy laboratorë falsifikimi dokumentash dhe janë sekuestruar sendet si më poshtë vijon;

• Dy kompjutera.

• Printer i markës HP.

• Printer i markës EPSON LQ-630.

• Makineri prodhimi karta elektronike model RECOL LAM 221.

• Makineri prodhimi karta elekronike model ZEBRA ZXP serie 1.

• 5 (pese) Pjese e makinerisë së prodhimit të kartave elektronike, në formë rrulo me mbishkrimin “Card Printer Solutions Zebra” të pa hapura.

• 2 (dy) Pjesë e makinerisë së prodhimit të kartave elektronike, në formë rrulo me mbishkrimin “Card Printer Solutions Zebra” të hapura, njera ngjyre e zezë dhe tjetra blu.

• 1 (nje) vizore metalike 20 cm, me mbishkrimin “HUANOIU”.

• Printer profesional CANNON

• Një pistoletë zhurmuese

• 1 (nje) çekiç me bisht druri me bishkrimin “TUV”

• 1 (nje) gërsherë me mbishkrimin “ICE”

• Tre pasaporta italiane me gjeneralitete italiane

• 24 karta identiteti italiane pa gjeneralitete dhe 10 karta identiteti italiane me gjeneralitete.

• Disa Leje Drejtimi dhe Leje Qarkullimi Italiane me emër dhe pa emër si dhe disa karta sanitare italiane.

• 5 (pese) flete formati A4, me mbishkrime ne gjuhen spanjolle, si dhe me stema.

• 23 (njezet e tre) Flete ngjitese te sheshta.

• 3 (tre) Flete ngjitese te sheshta me elemente sigurie ne trup (dy ngjyre te bardhe deh nje ngjyre e verdhe).

• 1 (nje) Flete ngjitese e mbledhur ne forme tubi.

• 8 (tete) foto per dokumenta.

• 1 (nje) Solucion i markes 3M, per foto.

• 3 (tre)Mbajtese boje per vula te njoma.

• 17 (shtatembedhjete) vula te njoma 3 (tre) prej tyre me bisht.

• 1 (nje) vule e thate metalike me mbishkrimin IDEAL mod No.1.

• 1 (nje) punto metalike.

• 2 (dy) kuti metalike bosh.

• 2 (dy) USB ngjyre te zeze me mbishkrim “VERBATIM” dhe “KINGSTON”.

• 1(nje) skelet zyzesh pa xham me lupe ne krahun e djathte, sebashku me nje kuti zyzesh..

• 7 telefona të markave të ndryshme

• 1 (nje) kapse vule e thate, pa vule.

• 3 (tre) bisturi me bisht ne formen e stilolapsi.

• 1 (nje) karikues baterish me ngjyre te zeze.

• 3 (tre) flete zmerile, ngjyre blu.

• 3800 Euro, 69.000 lekë të reja 1400 dollarë

• Një automjet tip Mercedes Benz

Sipas policisë, shtetasit e arrestuar në bashkëpunim me njëri- tjetrin rekrutonin njerëz që ishin të interesuar të largoheshin nga Shqipëria në drejtim të vendeve të BE-së, Britanisë së Madhe, SHBA-ve dhe Kanadasë, kundrejt shumave të parave që varionin nga 5000 Euro për në vendet e BE-së dhe nga 20.000 dollarë për në vendet SHBA dhe Kanada.

Ata pasi i pajisnin me dokumentacion të falsifikuar kryesisht italiane personat e interesuar, i instruktonin se si duhet të silleshin në aeroportet e huaja dhe i orientonin me anë të telefonit.

Personat e interesuar për të kaluar kufirin në dalje  nga Shqipëria përdornin pasaportë biometrike dhe në aeroportet e huaja përdornin pasaportat e falsifikuara me të cilat ishin pajisur nga grupi kriminal.

Njëri laborator  u gjet dhe u sekuestrua në banesën e shtetasit  Kujtim Emiri, ndërsa laboratori i dytë u gjet dhe u sekuestrua në banesën e shtetasit Xhelil Alla.

Më shumë

spot_img
spot_img