Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
49 %
2.1kmh
0 %
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
15 °
Mar
12 °
Mër
11 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

Goditet banda e drogës në Spanjë, 20 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

Lajme të ngjashëm

Policia spanjolle ka goditur një rrjet që merrej me kultivim të lëndëve narkotike.

Janë gjetur 11 plantacione dhe janë arrestuat 20 persona, ku mes tyre edhe shqiptarë. Mediat spanjolle shkruajnë se grupi kriminal drejtohej nga dy burra që punonin si “kopshtarë” të ardhur enkas nga Shqipëria për të kultivuar kanabis për tre-katër muaj përpara se të ktheheshin në vendin e tyre.

Anëtarët e tjerë të organizatës ishin përgjegjës për logjistikën dhe paketimin e drogës së prodhuar. Rrjeti kishte edhe një elektricist. Me djalin e tij, ai ishte përgjegjës për projektimin dhe vënien në punë të të gjithë instalimeve elektrike.

Afro 4000 bimë u sekuestruan së bashku me 12 kg marijuanë të tharë të përgatitur për shpërndarje. 20 trafikantët e arrestuar u sollën para gjykatës më 2 mars dhe gjyqtari vendosi në paraburgim shtatë prej tyre, ndërsa të tjerët u lanë të lirë me kusht në pritje të gjykimit të çështjes.

Më shumë