Tirana
broken clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
87 %
0.5kmh
75 %
Mër
14 °
Enj
14 °
Pre
15 °
Sht
16 °
Die
12 °
E mërkurë, 30 Nëntor, 2022

Goditen “shtëpitë e barit” të shqiptarëve në Spanjë, arrestohen 11 persona, tre akuzat e ngritura ndaj tyre

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia spanjolle ka shkatërruar një grup kriminal me origjinë shqiptare që merreshin me kultivimin dhe shpërndarjen e lënëve narkotike në qytetet e Barcelonës, Tarragonës dhe Gironës.

Sipas medieve të huaja, hetimi filloi në fund të vitit 2021 dhe në janar të këtij viti u bë i mundur arrestimi i 2 personave përgjegjës për një plantacion në një shtëpi në Castellbisbal (Vallès Occidental).

Gjatë kontrollit Policia zbuloi 1264 bimë dhe 32 kilogramë kanabis gati për t’u shitur në tregun e narkotikëve.  

Ndërkohë më vonë u zbulua një tjetër “shtëpi bari”u zbulua në El Vendrell (Baix Penedès), me makineri, ku u arrestuan dy persona të tjerë, ndërsa në maj u ndërhy në një shtëpi tjetër në Caldes de Malavella (Selva), ku u gjetën 122 bimë dhe 76 kilogramë kanabis, ndërsa shtatë persona u arrestuan si përgjegjës për plantacionin.

Tashmë të njëmbëdhjetë të arrestuarit po hetohen si autorë të dyshuar të të trafikut të drogës, veprimtarisë në grup kriminal dhe vjedhjes së energjisë elektrike.

Më shumë




spot_img








spot_img