Tirana
overcast clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
66 %
3.1kmh
90 %
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
12 °
Die
13 °
Hën
11 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Goditën me sende të forta një person në Borsh, arrestohet 51-vjeçari, arratiset vëllai i tij (Emrat)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 51-vjeçar është arrestuar nga policia e Himarës pasi akuzohet se ka goditur me sende të forta shtetasin me ininciale A.S.

Uniformat blu, bëjnë me dije se 51-vjeçari Ndoc Përbibaj së bashku me vëllain e tij Marin Përbibaj, 36 vjeç, i cili është shpallur në kërkim, gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me mjete të forta, shtetasin,  A. S., 30 vjeç, banues në Borsh, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu, në pranga janë vënë dhe katër shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i plotë i Policisë Vlorë:

Goditën me sende të forta një shtetas, arrestohet në flagrancë njëri prej autorëve të dyshuar të ngjarjes, shpallet në kërkim vëllai i tij.

Vihen në pranga dhe 4 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Kthesa e Dashos”, në Borsh, ishte goditur me mjete të forta shtetasi A. S., menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë, të cilat bënë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar.

Falë reagimit në kohë dhe punës profesionale, nga specialistet për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasit N. P., 51 vjeç, si dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi M. P., 36 vjeç, të dy banues në Borsh.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njeri tjetrin, gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me mjete të forta, shtetasin A. S., 30 vjeç, banues në Borsh, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

– – – – – –

Po nga specialistet për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. M., 24 vjeç, banues në Kosovë, pasi mbrëmjen e djeshme, në Jalë, Himarë, është kapur në flagrancë duke vjedhur telefonat dhe portofolat e dy shtetasve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 22 vjeç banues lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, si dhe u shpall në kërkim policor shtetasi i mitur S. M., 17 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, pasi dyshohen se kanë tentuar të vjedhin në banesën e një shtetasi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë bënë ndalimin e shtetasit F. A., 19, banues në fshatin Karbunarë e Madhe, Lushnjë, sepse dyshohet se ka kryer vepra të turpshme me një shtetase të mitur 14 vjeçe.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin E. J., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img