Hapësire reklamuese

Aktualitet

Goditën me sende të forta dy vëllezërit, policia e Elbasanit vë në pranga 23 vjeçarin, 6 të tjerë shpallen në kërkim (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Metin Mehja, 23 vjec nga Elbasani, ka rënë dje në mbrëmje në prangat e policisë ndërkohë që 6 shtetas të tjerë janë në kërkim.

Lajmin e konfirmojnë burimet policore që thotë se pas dy ditësh nga ngjarja në lagjen “Haxhias” në Elbasan, kanë arritur të arrestojnë një prej autorëve.

Dy ditë më parë, në këtë lagje të elbasanit u plagosën me mjete të forta dy vëllezërit Egis Bekteshi dhe Erand Bekteshi. 6 autorët e tjerë K.XH, 38 vjec, M.G 27 vjec, U.G 22 vjec, E.T 23 vjec B.H 29 vjec dhe D.H 25 vjec janë shpallur në kërkim.

Në datën 4 tetor, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë plagosur duke goditur me mjete të forta dy vëllëzërit, që janë jashtë rrezikut për jetën.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll