Tirana
light rain
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
78 %
5.7kmh
75 %
Die
24 °
Hën
26 °
Mar
29 °
Mër
30 °
Enj
31 °
E diel, 29 Maj, 2022
spot_img

Goditën me sende të forta dy persona, dy të arrestuar e dy në kërkim në Bulqizë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje në Bulqizë. Bëhet e ditur se incidenti ka ndodhur në lagjen “Gjeologu”, në ambientet e një lavazhi.

Nga hetimet e kryera rezulton se B. Ç., M. P., D. Ç., dhe S. C., kanë shkuar në ambientet e lavazhit të shtetasit E.T., dhe pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta  E. T., 34 vjeç, dhe D.T., 25 vjeç, duke u shkaktuar dëmtime në trup.

Të lënduarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në pranga për rastin janë vënë  B. Ç, 26 vjeç dhe M.P., 27 vjeç, banues në Bulqizë. Kurs në kërkim janë shpallur D. Ç, 29 vjeç; S. C.,26 vjeç, të cilët pas mbërritjes së policisë në vendin e ngjarjes kanë arritur të largohen.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img