Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
42 °
Pre
33 °
Sht
36 °
E martë, 3 Gusht, 2021

Goditën me sende të forta doganierin, policia shpall në kërkim dy të rinjtë nga Tirana, në pranga edhe 6 të tjerë për vepra të ndryshme penale

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e djeshme dy të rinj, L. Ç., 32 vjeç dhe J. V., 23 vjeç, kanë goditur me sende të forta doganierin M. A., 41 vjeç. Policia njofton se ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e autorëve, ndërkohë që doganieri pasi ka marrë ndihëmën e parë mjekësoore, është dërguar në shtëpi.

Gjithashtu policia bën me dije se janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale edhe 6 persona të tjerë. E. S., 31 vjeç, pasi ka aksidentuar biçiklistin shtetasin Q. H., 61 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve; E. Ç., 36 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Në pranga është vënë D. K., 49 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” të shtetasit: B. L., 35 vjeç, pasi në bashkëpunim dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”  gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të këtij shtetasi dhe të 9 klientëve të konstatuar aty (të proceduar në gjendje të lirë) u gjetën dhe u sekuestruan sasi me lëndë narkotike kanabis.

Po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. A., 39 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0. 58 mg/l, nuk i është bindur urdhërit të sherbimeve të Policisë për të ndaluar. Gjithashtu, nga kontrolli fizik i ushtruar, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. K., 49 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë ndalimi i shtetasit E. Sh., 22 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimim në flagrancë të shtetasve:

E. S., 31 vjeç, pasi ka aksidentuar biçiklistin shtetasin Q. H., 61 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

E. Ç., 36 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Më datë 26.06.2021,  u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve L. Ç., 32 vjeç dhe J. V., 23 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për shkak të detyrës, kanë goditur me sende të forta shtetasin  M. A., 41 vjeç, me detyrë agjent doganier, i cili pas mjekimit në spital u largua për në banesë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img