Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Goditën me sende të forta 3 shtetas në Përmet, arrestohet autori 48 vjeçar, në kërkim djali i tij

Shkruar nga Newsbomb
Goditën me sende të forta 3 shtetas në Përmet, arrestohet

Policia në Përmet ka arrestuar  një 48 vjeçar me iniciale K. N., 48 vjeç dhe shpalli në kërkim shtetasin J. N., 25 vjeç (djali i shtetasit K. N.), të dy banues në Përmet, të cilët goditën me sendë të forta 3 shtetas duke iu shkaktuar dëmtime të rënda.

Tashmë babë e bir akuzohen për veprat penale: “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Njoftimi i Policisë:

Goditën me sende të forta, 3 shtetas, duke iu shkaktuar dëmtime të rënda, vihet menjëherë në pranga, njëri nga autorët e dyshuar, shpallet në kërkim djali i tij.

Arrestohet edhe një shtetas tjetër i cili ndihmoi autorin e dyshuar të arrestuar, për t’u larguar nga vendngjarja, me automjetin e tij.

Të arrestuarve iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 15 700 euro, 1753 dollarë, shuma të tjera parash në valuta të ndryshme, 1 armë gjahu, municion luftarak dhe 2 aparate celulare.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, sipas të cilit në vendin e quajtur “Agjencia”, Përmet, u konfliktuan me sende të forta, shtetasit K. N. dhe J. N. (babë e bir) me shtetasit Dh. Xh., K. XH. dhe E. A. dhe për pasojë u dëmtuan shtetasit Dh. Xh., K. Xh. dhe E. A., ju bëjmë me dije se:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet arrestuan në flagrancë shtetasin K. N., 48 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin J. N., 25 vjeç (djali i shtetasit K. N.), të dy banues në Përmet, për veprat “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Gj. B., 45 vjeç, banues në Përmet, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi pas ngjarjes, ka ndihmuar shtetasin K. N., për t’u larguar nga vendngjarja, me automjetin e tij. Shtetasit K. N. dhe Gj. B., në momentin e ndalimit, kanë kundështuar me forcë punonjësit e Policisë.

Vijon puna intensive për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasit J. N.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll