Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
3.6kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
38 °
Pre
39 °
Sht
31 °
Die
31 °
E mërkurë, 17 Gusht, 2022
spot_img

Goditën me grushte e shkelma njëri-tjetrin, procedohen 3 të rinjtë në Tiranë, Policia: Kishin pirë gjithë natën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Tiranës ka filluar procedimin penal për tre të rinjtë, të cilët u përfshinë në një konflikt me njëri-tjetrin mbrëmejen e djeshme në Farkë.  

Bëhet me dije se ka nisur procedimi penal për shtetasit: – D. D., 28 vjeç, E. H., 35 vjeç, dhe K. Xh., 35 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

albsig

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën shfaqen disa persona që konfliktohen fizikisht me njëri-tjetrin, ju informojmë se: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Farkë kanë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit: – D. D., 28 vjeç, E. H., 35 vjeç, dhe K. Xh., 35 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Këta shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, duke qenë në gjendje të dehur, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në konflikt. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img