Gjykata e Korçës ka dhënë masën arrest me burg për dy minoretët të cilët pak ditë më parë dhunuan një 14-vjeçar.
Prokuroria ka kërkuar “arrest në burg”, masë e cila është pranuar nga gjykata duke i lënë në burg dy minorenët me iniciale A.E. dhe Dh.F.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 8 tetor në lagjen 12 të qytetit të Korçës, ku 14 vjeçari u godit me dru në kokë dhe u transportua në Tiranë në gjendje të rëndë.
Fillimisht u raportua se persona të paidentifikuar kishin dhunuar në mënyrë makabër të miturin. Ai u dërgua në spitalin e Korçës, por për shkak të gjendjes së tij të rënduar më pas u nis drejt Taumës. Aktualisht adoleshenti ka dalë nga intubimi dhe gjendja e tij shëndetsore është përmirësuar.