Një ditë pas incidetit të ndodhur në burgun e Peqinit, ku tre të burgosurit, Kastriot Likja, Arlind Daja dhe Kreshnik Ibraliu, goditën punonjësit e policië dhe nuk zbatuan rregulloren e orarit të përcaktuar për tu futur në qeli ka marrë masa kundrejt tyre, përfshirë referimin e çështjes në prokurori dhe vlerësimin e regjimit të rreptë 41/BIS.
Ndaj të paraburgosurve Kastriot Likja, Arlind Daja, Kreshnik Ibraliun u morën këto masa:
- a) Përjashtimi i tyre të për 14 ditë nga çdo aktivitet i përbashkët në IEVP Peqin
- b) Përgatitja e praktikës për të paraburgosurin K.L për kalimin e tij në regjimin e veçantë për 90 ditë
- c) Referimi i çështjes në prokurori për të tre të paraburgosurit
- d) Ka nisur vlerësimi nëse ndonjëri prej tre të paraburgosurve plotëson elementët për të kaluar në regjimin 41/BIS.
Regjimi 41/BIS është një regjim i rreptë, në kushtet e sigurisë së lartë. Thelbi i regjimit “41-bis” është nevoja për të penguar komunikimin e të burgosurve me njerëzit jashtë.
Ky regjim ka filluar të praktikohet në burgjet shqiptare në vitin 2020, dhe është huazuar nga sistemi i drejtësisë italiane pas deklaratës së prokurorit Antimafia, Federico De Raho, i cili kërkoi bllokimin e lidhjeve me jashtë të krerëve të grupeve kriminale.