Tirana
light rain
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
100 %
0.5kmh
100 %
Mar
11 °
Mër
18 °
Enj
18 °
Pre
19 °
Sht
19 °
E martë, 21 Mars, 2023

Goditën efektivët gjatë kontrollit, arrestohen tre kurbinasit (DETAJE)

Lajme të ngjashëm

Gjatë kontrollit rutinë të ushtruar nga Policia në një lokal në qytetin e Milotit, janë hasur me rezistencën e tre shtetasve të cilët ushtruan dhunë ndaj disa efektivëve.

Si pasojë e kundërshtimit të uniformave blu, policia ka arrestuar tre shtetasit E. L(V)., 25 vjeç,  P(E).M., 40 vjeç dhe N. P.,29 vjeç, të gjithë banues në Milot.

Mësohet se tre shtetasit janë shoqëruar në komisariat me akuzat ‘Kundërshtimi i punonjësit të Policisë’, ‘Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit  të Policisë’ dhe ‘Goditje për shkak të dëtyrës’.

Njoftimi i policisë:

Kurbin

Kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë, arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Në zbatim të Planit të Masave “Për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e autorëve të veprave penale, personave që posedojnë armë zjarri pa leje dhe personave në kërkim”, Policia e Kurbinit ka ushtruar kontrolle në akse rrugore, lokale dhe ambjente të ndryshme

Gjatë  kontrollit të ushtruar nga Policia në një lokal në Milot, 3 shtetas nuk i janë bindur urdhërit të punonjësit të Policisë  duke i kundërshtuar  me dhunë, por pas ndërhyrjes së shërbimeve të tjera  që erdhën në ndihmë të punonjësve të policisë, u bë e mundur shoqërimi i këtyre shtetasvë në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Në vijim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, arrestuan shtetasit:

L(V) 25 vjeç, P(E).M., 40 vjeç, N. P.,29 vjeç, të gjithë banues në Milot, Kurbin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin Parë veprat  penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”, “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit  të Policisë” dhe “Goditje për shkak të dëtyrës”

Më shumë