Tirana
few clouds
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
75 %
2.1kmh
20 %
Mar
3 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Goditën efektivët e ‘Shqiponjave’, arretohen dy të rinj në gjendje të dehur në Elbasan

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2543542fd657f81a0e948e1cd030d55c

Policia e Shtetit njofton se ka arrestuar dy të rinj në Elbasan, për shkak se në gjendje të dehur kanë goditur efektivët e “Shqiponjave”.

Bëhet me dije se në pranga janë vënë E. Sh., 33 vjeç dhe I. S., 29 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Dy të rinjtë akuzohen për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” e kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i Policisë:

Në gjendje të dehur, kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, vihen në pranga dy të rinjtë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. Sh., 33 vjeç dhe I. S., 29 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Pas një telefonate të ardhur në Sallën Operative të DVP Elbasan për dy shtetas në gjendje të dehur që sillnin shqetësim për banorët, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, menjëherë ka shkuar Forca e Posaçme “Shqiponja”, por shtetasit e lartpërmendur i kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Të dy shtetasit janë neutralizuar nga forcat e Policisë dhe janë shoqëruar forcërisht në ambientet e Policisë dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i tyre, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” e kryer në bashkëpunim.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img