Hapësire reklamuese

Aktualitet

Goditen 2 raste të mitdhënies, arrestohen në flagrancë 2 persona (Emrat dhe Video)

Shkruar nga Newsbomb

Vetëm në 12 orët e fundit policia ka goditur 2 raste të "Mitëdhënies".

Bëhet me dije se 1 nga rastet është në Durrës dhe 1 rast në Kukës dhe janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas.

-Alket Toshkollari 32 vjeç, banues në Lushnje.

Më datë 29.01.2017, në Terminalin e Pasagjerëve në Portin Detar Durrës, ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë duke i futur në brendësi të pashaportës 50 €, me qëllim për ta favorizuar me procedurat e daljes nga Republika e Shqipërisë.

- Arbënor Bellaqa, 23 vjeç, banues në Pataqan i Epërm, Kosovë.

Ky shtetas u arrestua pasi, në postobllokun e ngritur në aksin rrugor Tuneli i Kalimashit-Morinë, është ndaluar nga shërbimet e qarkullimit rrugor dhe gjatë kontrollit të dokumentacionit ka rezultuar se shtetasi Arbënor Bellaqa, nuk kishte siguracioni të mjetit të tij me të cilin udhëtonte.

Në këto momente ky shtetas ka tentuar t'i jap 20 franga zviceriane punonjësit të policisë për t'ju shmangur masës administrative.

{mp4}67085{/mp4}

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu