Hapësire reklamuese

Rajoni

Goditen 17 "Call Centre", policia sekuestron rreth 2 milion euro nga veprimtaritë e tyre

Shkruar nga Newsbomb
Goditen 17 "Call Centre", policia sekuestron rreth 2 milion euro nga

Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar një operacion me datë 5 prill, në disa “Call center” në 17 lokacione të ndryshme në Prishtinë dhe Ferizaj.

Gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar një milion e pesëqind e njëzetenëntë mijë e shtatëqindepesëdhjetë (1.529.750.00) euro, para këto të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaritë e  “Call center” në mënyrë të kundërligjshme.

Në këtë rast kemi të bëjmë me veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Krimit të organizuar”.

Që nga fillimi i operacionit janë gjetur dhe sekuestruar një milionë e gjashtëqind e tetëdhjetë e nëntëmijë e shtatëqind e pesëdhjetë (1.689.750.00) euro, janë ngrirë shtatëqind mijë (700.000) euro, janë sekuestruar nëntë (9) vetura, janë arrestuar tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe një numër i konsiderueshëm i kompjuterëve, serverëve dhe telefonave mobil e të cilët janë shfrytëzuar për kryerjen e veprave penale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu