Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

OpEd

Godinën e mbajti, por vetë u murros në Kryeministri

Shkruar nga Newsbomb
Godinën e mbajti, por vetë u murros në Kryeministri

Nga Andi Bejtja

Shume demokrate, ndoshta dhe gabimisht, 8 Janarin e cilesuan si beteje per godinen, por dhe ata vete ndoshta akoma nuk jane te ndergjegjshem se, sot vertet nuk arriten te mernin Seline Zyrtare te Partise Demokratike, por ne fakt murrosen perfundimisht Lulezim Bashen. Nga sot mund te kete ndonje socialist qe mund te votoje Lulezim Bashen, Grida Dumen apo Salianjin, por demokrate veshtire. Sot godina vertet nuk u mor, por Basha u murros njehere e mire ne Kryeministrine e Edi rames.

Sot Aleanca e Gazit, gaz nga mercenaret ne PD, gaz nga policia jashte PD-se, nuk vertetetuan thjesht ate ate qe demokratet e thjeshte e kane ndjere me kohe. Sot Alenca e gazit ishte radiografia me e mire dhe e “Non Grates” se Berishes, qe personalisht mendoj me shume se kudo, arkitektet e kesaj “non grate” i gjen te Aleanca e Gazit.

Ne keto kushte dhe vete Berisha ka nje mision e nje pergjegjesi, shume me madhe nga cmund te jete nisur ne fillim. Nga sot e tutje kjo beteje eshte pertej godines se PD, pertej dinjitetit te Sali Berishes: sot u hodh betoni i pare i opozites “jo fake” dhe “jo fasade”. Te shohim sa shpejt dhe sa lart do ngrihet godina dhe fundja fundit per hir te se vertetes nen nje toke ku plehun ia hedhin gjithe instucionet e kapura, prokuroret, gjykatesit, mediat e kapura….Nga sot duhet vizion tjeter dhe strategji tjeter, pertej godines se PD.

Sondazh

Poll