Tirana
light rain
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
57 %
4.6kmh
40 %
Die
25 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

Godina krah Veliajt/ Policia “ndalon” inspektorët, Bozdo:Urdhër politik. MMRS: Bashkia kërkon klube striptizmi

Lajme të ngjashëm

Vendimi i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik për prishjen e murit

 

“Policia me të gjithë ata që kanë në dorë zbatimin e ligjit, trupa ligj-zbatuese duhet absolutisht të refuzojë të bëhet urë e presionit politik të qeverisjes Rama. Unë i bëj thirrje Prokurorisë që të hetojë me shpejtësi një rast të tillë, një rast abuzimi të detyrës nga Policia dhe urdhëruesit e saj. U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve ndërkombëtare të marrin shënim së ç’po ndodh çdo ditë në Shqipëri, se si ligji godet atë që ka të pamundur, godet opozitën politikisht dhe fut në sqetull e mbron klientët apo institucionet e tij.”, ka thënë nënkryetari i Bashkisë Enno Bozdo.

Bashkia e Tiranë ka paditur penalisht Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për një ndërtim që po bëhet nga kjo ministri pa lejen e Bashkisë si dhe për Komisariatin numër 4 të Policisë së Tiranës për Shpërdorim Detyre.

Objekti në fjalë ndodhet në “Rrugën e Kavajës”, pranë zyrave të Ministrinë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

 

Ministria e Mirëqënies Sociale ka reaguar për akuzat e bëra nga bashkia e Tiranës, duke u shprehur se ky institucion nuk bëri asnjë qendër rinore në katër vjet, sot kërkon klube striptizmi.

“Sot ndodhemi përballë një objekti publik, pronë e qytetarëve dhe taskapaguesve shqiptarë, i cili deri para pak kohësh funksiononte si një strip klub, një vend i skeduar nga Policia e Shtetit për aktivitete kriminale, si armëmbajtje pa leje, shpërndarje droge dhe prostitucion. Ndërsa sot, në këtë objekt po punohet për ta kthyer atë në një gjendje të jetueshme, për ta shndërruar në një ambient dhe hapësirë rinore për të rinjtë e Kryeqytetit”, thuhet në reagimin e ministrisë.

Ministria zotohet se çdo hapësirë publike e zaptuar pa të drejtë, do të shndërrohen në hapësiara për të rinjtë dhe qytetarët shqiptarë

“Ne do të përpiqemi që çdo hapësirë publike të zaptuar pa të drejtë, të cilat janë shfrytëzuar për qëllime personale, t’i shndërrojmë në hapësira ku të rinjve dhe qytetarve shqiptarë t’u kthehet dinjiteti i munguar për kaq kohë. Ne këmbëngulim te modeli i qendrave rinore, librave, artit e muzikës dhe jo te klubet e stripit”, theksohet në deklaratë.


Më shumë