Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Gocat e Big Brother zihen për moshën, Meri: Ti je 40 vjeçe mi...

Shkruar nga Newsbomb
Gocat e Big Brother zihen për moshën, Meri: Ti je 40 vjeçe

Mosha e Meri Shehut dhe Rikes ka ndezur debate në spektaklin e sotëm të Big Brother Vip3.

Gjeneza e sherrit mes Rike Roçit dhe Meri Shehut nisi që prej ditës që Ilnisa dhe Meri mbetën pa biletat e fatit, pasi vëllai i Madh i dha avantazhin Rikes që të ndante biletat e fatit dhe të vendoste të linte dy banorë pa bileta.

Rikja la pa biletë Ilnisën dhe Merin. Por Meri e ka akzuar Riken se e la pa biletë fati për shkak të nje debati që kanë pasur para se të hynin ne Big Brother.

Në diskutime sipër mes Rikes dhe Merit (për biletat e fatit) është përmendur edhe mosha e Merit, gjë që nuk i ka pëlqyer aspak astrologes.

Debati për moshën e Merit vijoi edhe gjatë spektaklit sonte.

Pjesë nga debati

Rike: Unë mendoj dhe ndjeva se si Gazi si Juli e thanë me shaka. Ndërsa sa i përket Merit dhe Ilnisës ishin reale me atë që thanë. Ilnisa donte të më vendoste në lojë, kurse Meri e kishte nisur BBV dy ditë para.

Meri: Si mund të mos më japësh bilët mua për ato që kanë ndodhur jashtë BBV, është goditje poshtë belit zonjë. Pse duhet të penalizohem unë për një gjë që ka ndodhur në ashensor, kisha hallet e mia, kisha bërë një zgjedhje të vështirë.

Rike: Vetëm kulturë që nuk ke ti Meri.

Meri: Nuk jam në moshën e mamasë tënde unë, ti je 40 vjeç mi.

Rike: Për moshën që ke ti nuk ke kulturë.

Ledjon: Të mos merremi me moshën sepse kjo është një budallallëk me brire.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese