Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gledis Nano telegram URGJENT, Policia del në terren pas aksidenteve tragjike: Kontrolle në të gjitha rrugët e vendit! Pas orës 20.00 do... (PAMJET)

Shkruar nga Newsbomb

Drejtori i Policisë Gledis Nano, ka kërkuar reflektim të menjëhershëm të strukturave të Policisë Rrugore në të gjithë vendin, nisur nga aksidentet e ndodhura ditët e fundit, në disa qarqe të vendit, me pasoja për jetën, si dhe nga aksidenti i mesditës së sotme në Tiranë.

Edhe strukturave të Rendit e Shqiponjave, u është kërkuar reflektim me qëllim koordinimin e veprimeve për evidentimin dhe ndëshkimin e të gjithë drejtuesve të automjeteve, që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Konkretisht: në dhënien përparësi të këmbësorëve në vijat e bardha dhe aty ku ato mungojnë, që nuk respektojnë tabelat e shpejtësisë, ata që nuk vendosin rripin e sigurimit, për ata që përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit.

Për ata që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të atyre që përdorin mjetet me xhama të riveshur pa u certifikuar, ata që kryejnë gara shpejtësie e manovra të rrezikshme në rrugë, dhe ata drejtues motomjetesh që nuk përdorin kaskën mbrojtëse.

Drejtori i Përgjithshëm, nëpërmjet një telegrami urgjent, ka kërkuar që drejtuesit e strukturave Policore të jenë në krye të shërbimeve, për ti organizuar dhe orientuar, që të fokusohen në ato shkelje që janë burim potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Gjithashtu, drejtori Nano ka urdhëruar ngritjen e një grupi inspektimi nga Departamenti i Sigurisë Publike për të kontrolluar, analizuar dhe evidentuar mangësitë, si dhe për të marrë masa konkrete ndëshkimore, për personat përgjegjës për aksidentet e ndodhura, apo për rezultate të dobëta në punë.

Prej orës 20:00 në të gjithë vendin kanë nisur kontrolle intensive, patrullime e monitorime, që do jenë të përditshme dhe jo me fushata, duke përdorur të gjitha mjetet logjistike bashkëkohore, që tashmë Policia Rrugore ka në përdorim.

"Drejtori i Policisë së Shtetit kërkon edhe njëherë bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe të denoncojnë çdo abuzim me detyrën të punonjësve të Policisë Rrugore, apo për mosveprim a plogështi në veprime, duke i siguruar për reagim të menjëhershëm dhe të ashpër, ndaj çdo drejtuesi mjeti dhe ndaj secilit punonjësi Policie, që me mosveprimet e tij, cënon rëndë sigurinë e jetës në rrugë.

Njëkohësisht Nano falenderon median dhe inkurajon ato që të bëjnë publike çdo shkelje të rregullave të qarkullimit dhe të kontribuojnë sëbashku në rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë", thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Policia e Shtetit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu